Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi të njëjtit zyrtarët policor i kanë kërkuar dokumentet personale dhe të automjetit për shkaktim të kundërvajtjes në trafik , mirëpo i njëjti duke i kanosur verbalisht e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor”, ka njoftuar policia.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/