Sulmet seksuale janë shtuar kohëve të fundit në Kosovë.
Viktimë e një sulmi seksual ka qenë të premten edhe një grua në Rahovec.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të premten në ora 10:30, përcjell Demokracia.com.
“SULM SEKSUAL: Rahovec 14.10.2022 – 10:30. Raportohet se i dyshuari mashkull ka sulmuar seksualisht viktimën femër. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka njoftuar Policia.