Një grua nga Prizreni, ka raportuar të mërkurën se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.
Viktima ishte dërguar për tretman mjekësor nga Policia e Kosovës, përcjell lajmi.net.
Në raportin 24- orësh të policisë, bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM SEKSUAL/Prizren 15.02.2023-13:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë pasi që dyshohet se e njëjta ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën, të cilën e kanë dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta është intervistuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.