Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij një zyrtar të KEDS-it.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesditën e së premtes në Viti, përcjell Demokracia.com.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Adem Jashari, Viti 12.08.2022 – 12:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij viktimën mashkull kosovar zyrtar i KEDS-it”, thuhet në raportin e PK-së.
Më tej në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.