Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga disa persona.
Sipas njoftimit policët janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Rahovec.
Policia nuk ka njoftuar për të arrestuar, ndërsa thonë se rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se disa persona kanë sulmuar zyrtarët policor që ishin në kryerje të detyrës ku si pasojë dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.