Një burrë nga Tërrnja e Suharekës e ka raportuar si të zhdukur në polici gruan e tij.
Ai ka thënë se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia me datën 3 shkurt dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Tërrnje, Suharekë 03.02.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.