Studimi: Anoreksia mund të çojë në ndryshime dramatike në strukturën e trurit

Anoreksia është një çrregullim i rrezikshëm dhe potencialisht vdekjeprurës i të ngrënit që ka një ndikim të tmerrshëm në trup.

Një studim i ri thekson gjithashtu ndikimin që mund të ketë në tru mungesa e ushqimit adekuat.

Bazuar në një total prej 1.648 skanimesh të trurit të femrave (685 me anoreksi), të mbledhura nga 22 vende të ndryshme, studiuesit gjetën një ulje të trashësisë së korteksit, vëllimeve nënkortikale dhe sipërfaqes së korteksit te njerëzit me anoreksi. Në thelb, truri “tkurret” në një farë mënyre.

Sa i përket madhësisë së mostrës, studimi tregon se sa e rëndësishme është trajtimi i gjendjes sa më herët në zhvillimin e saj.

“Për këtë studim, ne kemi punuar në mënyrë intensive për disa vite me ekipe kërkimore në mbarë botën. Aftësia për të kombinuar mijëra rezultate të skanimit të trurit nga njerëzit me anoreksi na ka lejuar të studiojmë ndryshimet që mund të karakterizojnë këtë çrregullim në shumë më shumë detaje,” tha psikologia Esther Walton nga Universiteti Bath në Britani të Madhe.

Edhe pse shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton anoreksinë, ne dimë shumë më tepër për efektet e saj. Miliona njerëz në mbarë botën janë të prekur prej tij. Është një nga shkaqet kryesore të vdekjes që lidhet me problemet e shëndetit mendor.

Ndërsa vijnë më shumë të dhëna nga studimet e ardhshme, shkencëtarët do të jenë në gjendje të kuptojnë më mirë se çfarë e shkakton saktësisht këtë ulje të vëllimit të trurit te njerëzit me anoreksi dhe disa nga mekanizmat neurologjikë që qëndrojnë pas saj.

Tani për tani, është e qartë se sa më shpejt të kërkohet dhe ofrohet trajtim, aq më mirë. Të njëjtat teknika të përdorura këtu mund të përdoren gjithashtu për të matur efektivitetin e trajtimit për dëmtimin e trurit, shkruan Science Alert. /KP

Related Posts

Next Post

Te fundit

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?