Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka ndarë laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës.
Me këtë rast, Nagavci ka thënë se, kjo kategori e studentëve përballen me sfida të shumta, ndërsa i përgëzoi për kurajon dhe angazhimin në punën e tyre akademike, në të mirën e shoqërisë.
Duke folur për vështirësitë sa i përket infrastrukturës fizike dhe qasjen e vështirë nëpër fakultetet ku sudiojnë, ministrja Nagavci i inkurajoi studentët që të adresojnë secilën kërkesë të tyre e cila ua bën më të lehtë punën gjatë studimeve.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, vitin 2022 e ka shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar dhe në kuadër të kësaj ka ndërmarrë veprime për të përmirësuar pozitën nxënësve dhe studentëve të kësaj kategorie gjatë shkollimit të tyre.