Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se nuk ka indikacione se shpërthimi i raketës në Poloni është rezultat i një sulmi të qëllimshëm.
“Nuk ka ndonjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s”,tha ai, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se hetimet janë duke vazhduar dhe se duhet pritur përfundimi.
Ngjashëm është deklaruar edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, i cili ka thënë se raketa ruse që ra në vendin e tij dhe vrau dy persona ishte “ndoshta një incident fatkeq”.
“Nuk kishte asnjë bazë për të besuar se incidenti me raketa ishte një sulm”, ka thënë Duda./