Ministrja Donika Gërvalla merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju JorkKëshilli i Sigurimit në mbledhjen e sotme në New York do të shqyrtojë raportin periodik të Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën.
Për këtë, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, dje ka udhëtuar për në SHBA ku do të përfaqësojë Kosovën dhe të arriturat e saj.
Për pjesëmarrjen e Gërvallës, dje ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.
“Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Sigurimit, pikë e rendit të ditës janë edhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit, përfshirë edhe atë 1244.Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të nisë nga ora 15:00 që me orën lokale në Kosovë i bie në ora 21:00.