Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve në Prishtinë do të protestojnë sot para komunës për shkak të rritjes së çmimeve të qirasë.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se protesta do të fillojë nga ora 9:00, para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.
“Për shkak të situatë së krijuar me rastin e rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë, nga Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve, po ashtu dhe qytetarë të tjerë, do të protestojnë në shenjë revolte për këtë padrejtësi, në këtë kohë kur po përballemi me krizë ekonomike”, thuhet në njoftim.
Së fundi, Komuna e Prishtinës ka ngritur edhe çmimin e biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban.