Regjisorja e njohur kosovare, Vjosa Berisha ka ndërruar jetë ditë më parë.
Kjo pasi ajo nuk arriti ta luftoj kancerin, shkruan lajmi.net.
Sot ajo do të varroset në varresat e Prishtinës.
Paraprakisht, në kujtim të jetës dhe veprimtarisë së regjisores, do të organizohet ceremoni përkujtimore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Homazhet fillojnë nga ora 14:00 deri në 15:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa mbledhja përkujtimore do të organizohet nga ora 15:00 deri në 16:00, në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës, në Arbëri.