Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila do të nisë nga ora 12:00.
Në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, pritet që nesër të raportojë përpara deputetëve në lidhje me marrëveshjen e arritur në Ohër me Serbinë.