Sot në mesditë, do të mbajë mbledhje Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Ky hetim pritet të përfshijë nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Komisioni pritet të votojë listën e dëshmitareve që do të ftohen për intervistim.
Ky Komision Hetimor është kërkuar që të krijohet nga LVV, pas kërksës së opozitës që ka kërkuar Komision Hetimor për periudhën e fundit, të krizës energjetike në vend.
Tani, Kuvendi i Kosovës ka votuar dy Komisione Hetimore, një të pozitës e tjetrin të opozitës të cilat praktikisht do ta kryejnë të njëjtën punë, vetëm se përfshijnë periudha të ndryshme kohore.