Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahen tri komisione parlamentare.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot në ora 10:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe takimin njoftues me Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë , Kujtim Shala.
Mbledhja mban edhe Komisioni për Integrim Evropian, njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komisionit për vitin 2022.
Kurse në orën 11:00 mblidhet edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor për vitin 2022, si dhe shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars për vitin 2023.