Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në Sallën e Sporteve, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, ambasadorë, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.
Po ashtu policia ka njoftuar se në hyrje të rrugëve që qojnë tek Stadiumi ndërpritet qarkullimi i automjeteve, si nga hyrja nga rr. “Luan Haradinaj”, po ashtu edhe nga hyrja nga ambasada Kroate dhe nuk lejohet parkimi në atë zonë deri në përfundim të ceremonisë.