Sot në orën 11:00 do të zhvillohet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, e cila do të zgjedhë Komitetin Drejtues Kombëtar.
Partia e Lirisë do të miratojë sot disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si edhe do të zgjedhë forumet e reja drejtuese.
Më 25 korrik Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi Konventën e fundit Kombëtare, ku miratoi ndryshimin e mërit të partisë në LSI në PL, Partia e Lirisë.
Pak ditë më parë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha firmonës marrëveshjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, Meta dhe Berisha dakordësohen në 6 pika, midis të tjera nënvizohet se në zgjedhje do të hyjnë me kandidatë të përbashkët.
Po kështu, Këshillat Bashkiakë, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë.