Sot fillon gara Grand Prix në Zagreb të Kroacisë, kësaj radhe me numër mjaft të madh të garuesve.
Kosova do të paraqitet në Grand Prix të Zagrebit me 3 garuese dhe atë:
1.Distria Krasniqi (-52kg)
2.Flaka Loxha (-57kg)
3.Laura Fazliu (-63kg)
Bashkë me garueset ka udhëtuar edhe trajneri Fatos Tabaku.
Në këtë Grand Prix do të jenë pjesëmarrëse 5 kontinente, 69 shtete, 503 garues, 288 meshkuj, 215 femra.
Distria Krasniqi e Flaka Loxha ndeshen nesër, Laura Fazliu ndeshet pasnesër.