Më 7 e 8 qershor në Ohër do të mbahet mbahet samiti i radhës ndërmjet liderëve të shteteve pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Pos Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, tash do të marrin pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina.
Këto dy shtete deri më tash e kanë kundërshtuar këtë iniciativë. E Kosova vazhdon ta kundërshtojë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar kërkesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, që Kosove t’i bashkohej kësaj iniciative.
Ndërkaq, nga presidenca kanë thënë të martën se “Ballkani i Hapur i shërben hegjemonisëë ruse”.