Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbajtur konferencë për medie, me rastin e prezantimit të skitares Sophie Sorschag, e cila ka pranuar dekretin për dhënie të shtetësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se Kosova tashme do të përfaqësohet nga një sportiste e re në Lojërat Olimpike dimërore.
“Falënderoj presidenten Osmani që na mbështet në dhënien e shtetësisë për sportisten. Sot do të i’a dorëzojmë shtetësinë sportistes Sophie. Do ta kemi një sportiste të re në Kosovë të lojërave dimërore, ky sport është i vështirë shumë delikat dhe shumë sportist në botë janë të rrallë Sofia do të na përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshëm”.
“Do të jetë një motiv shtesë për të rinjtë tanë, jo vetëm Kosova por edhe Ballkani nuk ka sportistë të tillë. Presim dhe besoj që në të ardhëm ta kemi këtë disiplinë për garuesit nga Kosova”, tha ai.
Skitarja Sophie Sorschag, tha se pret një të ardhme shumë të suksesshme me përfaqësimin e Kosovës, duke premtuar edhe medalje.
“Është një nderë për mua që në të ardhme të përfaqësoj Kosovë në lojërat ndërkombëtare. Falënderoj të gjithë ata që ma kanë bërë të mundur që të përfaqësoj Kosovën. Shikoj një të ardhme shumë të suksesshme me Kosovën”, tha ajo, raporton EO.
Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës Skitare të Kosovës, tha se Sophia është një garuese me sukses botërore.
“E përshëndes Sophia e cila ka pranuar Sophia është një garuese botërore me sukses botërore, me pjesëmarrjen e fundit që ka pasur në Kinë në Lojtarë Olimpike se fundi e ka zgjedh shtetin tonë dhe do ta përfaqësojë shteti tonë. Shpresojmë shumë që të kemi medalje olimpike”, tha ai.