Pas veprimit skandaloz të zv/kryeministrit Besnik Bislimi, i cili shpërndau një postim ku kryeministri shqiptar, Edi Rama, cilësohej pro-serb, një veprim të tillë, mirëpo tani haptaz dhe më të rëndë e ka bërë të deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli.
Ky i fundit e ka shpërndarë një link ku kryeministri Rama kërkoi që të mirëkuptohej Serbia e cila nuk i ka vënë sanksione Rusisë, pasi që sipas tij ajo është në pozicion shumë të vështirë dhe se presioni i madh nuk do t’i bënte mirë rajonit, shkruan lajmi.net.
E Avdyli nuk është kursyer aspak duke e quajtur Ramën, “zëdhënës të Qeverisë së Serbisë”.
“Paska fol zëdhënësi më i ri Qeverisë Serbe”, ka shkruar Avdyli.