Nuk ka kaluar mocioni i Lidhjes Demokratikë të Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër këtij mocioni.
Ishte kryetari i i Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku, ai i cili ka kërkuar që urgjentisht të thirret seancë e jashtëzakonshme me dyer të mbyllura rreth çështjes së dialogut.
“Kryeministër unë nuk po të gjykoj e as nuk gjykova kornizën tuaj të dialogut, por pyeta çka nga kjo kornizë është reflektuar në marrëveshjen që ke pranuar në parim. Në bazë të përgjigjes janë dy bukur shqetësuese, e para s’e ke pranuar që nga një marrëveshje fianle, te pranosh ne parim një marrëveshje që s’është finale por është bazë. Dhe e dyta sapo pranove që po negocion për një marrëveshje që s’e ka njohjen në të. Në këtë marrëveshje nuk dhe përgjigje as për çështjen e dëmeve, e as rishikimit të marrëveshjeve paraprake. Ti nuk po tregon çfarë do të bëhet por e ke pranuar këtë dokument. Je i paqartë në rrugën që do ndjekim përpara. Si mund ta pranosh një dokument që s’është marrëveshje finale, e që se ka njohjen në të. Me që ke devijuar nga ky proces, unë pajtohem që të thërrasim urgjentisht seancë të jashtëzakonshme. Ju ftoj të mbledhim nënshkrimet sa më parë, me dyer të mbyllura siç kërkoi Kryeministri Kurti”, tha Abdixhiku sot në seancën e Kuvendit.