Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bilimi ka thënë se kryeministri i Kosovës është shprehur i gatshëm për takime presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më 22 prill në Bruksel, por jo edhe presidenti serb.
Sipas Bislimit, Vuçiq ka thënë se nuk mund të udhëtojë drejt Brukselit me këtë datë.
“Temë tjetër në Bruksel ka qenë caktimi i datës së për takimin e radhës të nivelit të lartë. Lajçak ka propozuar që datë e takimit të jetë 22 prilli. Kryeministri Kurti është pajtuar, por pastaj nga presidenti i Serbisë ka ardhë njoftim se nuk mund të udhëtojë me datën 22 prill. Tash jemi në kërkim të datës alterantive”, ka thënë Bislimi ndër të tjera.
Ndryshe , të martënshefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në takimin në Bruksel të zhvilluar në nivel të kryenegociatorëve, në të cilin u diskutua zbatimi i marrëveshjes së dakorduar në Ohër./21Media