Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, që pritej kaq shumë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar.
Të gjithë reaguan për këtë moment “historik” dhe një fjalë për të thënë e ka edhe nëna e Luiz Ejllit.
Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënë e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte mesazh “U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri.
Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.
Gjatë “ceremonisë” teksa prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët.
Në këngë i është bashkuar edhe Luizi. E gjtha kjo situatë e krijuar në kuadrin e lojës, përfundoi me diçka të vërtetë siç ishte puthja e dyshes.
Pas kësaj situata ndryshoi edhe në Instagramin e dyshes. Nëse deri dje Kiara dhe Luizi nuk ndiqeshin, menjëherë pas puthjes njerzit e besuar që menaxhojnë llogaritë e tyre kanë shtuar njëri-tjetrin në këtë rrjet social.
Sakaq kujtojmë që të veçuar nga gjithë pjesa tjetër, Amosi dhe Dea vendosën ta “sabotojnë” “dasmën” e Luizit dhe Kiarës.
Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke kënduar edhe festuar, blogerja dhe aktori “u fshehën” tek dhoma e gjumit.
Dyshja qëndruan së bashku në dhomën e gjumit duke u shprehur se ju mungonte dëshira të merrnin pjesë në një dasmë të tillë, ndonëse në kontekstin e lojës.
“Nuk më shkohet tek kjo dasma,”-u shpreh Dea teksa kokë më kokë me Amosin po diskutonin si t’ia prishnin këtë moment Luizit dhe Kiarës