Shuhet nga nga jeta në moshën 82-vjeçare në Kanada shkrimtari Agim Cerga i cili vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje e rënde.
Agim Cerga shkrimtar shqiptar, lindi në vitin 1934 dhe banonte prej kohësh në Kanada.
Ai ka qenë për disa vite (nga viti 1977 deri në 1981) sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve të Shqipërisë, redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin në atë kohë, gazeta “Zëri i Rinisë”, “Drita”, revista “nëntori” etj.
Shkrimtari Agim Cerga ka botuar 22 libra, prej te cilëve 9 janë romane, 6 janë vëllime me tregime, 6 janë novela, si edhe një vëllim me 3 drama. Një pjesë e mirë e librave të tij janë ribotuar në Kosovë dhe kritika letrare i ka vlerësuar shumë mirë. Ka marrë mbi 12 çmime në konkurset kombëtare dhe çmime vjetore të organeve letrare; ndër to mund të përmenden: Çmimin e Parë për tregimin, “Ëndrra të varfra” marrë në konkursin e Fakultetit të Filologjisë; Çmimin e Parë për tregimin, “Mall” në konkursin kombëtar të ushtrisë; Çmimin e parë për novelën, “Borë e Pashkelur” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Era e Forte” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Vija e Ujit” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per novelen, “Ere e Forte” ne konkursin kombetar; Cmimin e Dyte per romanin, “Shtepia” ne konkursin kombetar; Cmimin e Trete per tregimin “Oxhaku” ne konkursin kombetar; Cmimin e Trete per tregimin, “Kur Vinte Pranvera” ne konkursin kombetar; Cmimin e Pare Vjetor per tregimin, “Vishnja Pikonte Gjak” dhene nga revista Shqiptarja e Re; Cmimin e Pare Vjetor per tregimin, “Kali im i dashur” dhene nga revista Pionieri; Cmimin e Dyte Vjetor per tregimin, “Kush është heroi” dhene nga gazeta Drita; Cmimin e Dyte Vjetor per tregimin, “Zeri” dhene nga revista Nentori; Cmimin e Dyte per dramen, “Fytyra e Nates, ne konkursin kombetar te drames; Cmimin e Dyte per dramen, “Fanitja” ne konkursin kombetar te drames. Ka marre 2 Urdhera Pune si edhe Urdherin Naim Frasheri te Klasit te Pare.