Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka shtyrë për të premten mbledhjen ku është pritur të diskutohet për emrat e ekspertëve, raporton Ekonomia Online.
Ftesë në këtë Komision kishin edhe dy ministrat e kabinetit qeveritar. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ai i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekur Murati, nuk u paraqitën në këtë mbledhje.
Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj, tha se mbledhja shtyhet për të premten.
“Ne kemi pas planifikuar që ta kemi ministren Rizvanolli dhe ministrin Murati. Të premten e ardhshme ta ftojmë ministren Rizvanolli. Ndërsa nga ministri Murati nuk kemi marrë informatë”, tha Selmanaj.