Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tretgtisë, ka publikuar çmimoren e re për çmimet tavan të derivateve të naftës.
Kështu, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel dje ishte 1.70 euro për litër;
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë ishte 1.40 euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gaz ishte 0.76 euro për litër.
Pra ka shtrenjtim prej 3 centësh për naftë dhe 1 cent për benzinë, derisa ka mbetur i pandryshuar ai i gazit.
Kjo çmimore do të jetë në fuqi edhe gjatë ditës së sotme.