Bordi Drejtuesi i ShSKUK-së, ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, doktor Valbon Krasniqi.
“Bordi Drejtues i ShSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.
Tutje ut ha se bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i ShSKUK-së, ka emëruar U.D, të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Ndryshe ditë më parë është raportuar për largimin e Krasniqit nga drejtimi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, por kjo gjë fillimisht ishte mohuar të ketë ndodhur.