Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi do të vizitojë sot ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli i gjendet në paraburgim në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Arifi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Arifi është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin, që sipas tij, është i padrejtë ndaj siç i quajti ai, burrështetasve të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë.
Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë!
Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit!