Tifozët e ekipit të Drenicës kanë qenë pjesë e një aksioni në Prekaz.
Gjatë ditës së sotme ishte paralajmëruar se disa student serb do ta vizitojnë Prekazin.
Me të dëgjuar këtë kanë qenë tifozët e ekipit të Drenicës që kanë reaguar.
Ata janë mbledhur së bashku me qytetarët e Skenderajt, kështu duke ndaluar hyrjen e tyre.
Pasi kanë bërë një gjë të tillë, ‘Shqiponjat e Zeza’ kanë dal me një njoftim duke treguar se si kanë arritur mos t`i lejojnë ta vizitojnë Prekazin studentët serb.
Ky është njoftimi i plotë:
“Informim per media dhe qytetarë;
Pas publikimit të djeshëm se Shqiponjat e zeza nuk lejojnë asnjë serb të kaloj në Prekaz, në oren 09:00 të mengjesit ka filluar grumbullimi ynë për t’u nisur drejtë Prekazit.
Në mbështetje na dolën qytetarë e shumë veteranë ku rreth ores 13:00 ka mbërritur autobusi me studentë të Universitetit Veror të Prishtinës, autobuss ky me targa të Shqipërisë.
Me të mbërritur ky autobus kemi hasur në dyshimet e para pasi të gjithë dukeshin si studentë, dhe nga Policia e Skënderajit kemi kërkuar identifikimin e secilit prej tyre, me kusht që me ta të jenë edhe përfaqsues nga antarët tanë.
Gjatë identifikimit të studentëve pamë që kishte nga vendet e ndryshme që kishin ardhur dhe nuk hezitonin të tregonin letërnjoftimat e tyre, por gjatë kontrollit hasëm në student që refuzuan ta bënin këtë gjë duke u arsyetuar se nuk kanë mjete identifikimi.
Nga Shqiponjat e zeza dhe policia iu kemi dhënë kohë disa minuta që të tregojnë se nga vijnë mirëpo nuk dëshiruan ta bëjnë këtë.
Së pari me Policin menduam që ata që nuk tregojnë leternjoftimat të ndalohen kurse pjesa tjetër të kalojnë mirëpo duke parë student nga shtetet mike serbe e shtete që nuk njohin Kosovën si shtet, duke mar parasyshë provokimet që mundë të bëhen, vendosem që autobusi të kthehet nga ka ardhur.
Duke menduar se çdo gjë kaloi, në oren 14:50 i njejti autobuss tenton të hyjë sërish në Prekaz por edhe këtë herë e pamundur pasi që mburoja drejt tij është e pathyeshme dhe deri sa të identifikohen të gjithë ai autobuss nuk do të kaloi në Prekaz.
E cekim sërish që qyteti është në monitorim të plotë nga të gjitha anët prej antarëve të Shqiponjave të zeza andaj mos e mundoni vetën sepse ne nuk lodhemi duke iu dëbuar nga vendi yn.
Ndjesë për studentët që më tė vertetë kan dashur të vizitojnë Prekazin, ne jemi mikëpritës sa herë që ju vini, mirëpo jo për armiqët!”