“Eurovision 2023”, këtë vit mbahet në datat 9, 11 dhe 13 maj në “M & S Bank Arena” të Liverpoolit.
Ditën e djeshme ( e martë), festivali europian ka publikuar listat e shteteve që do të performojnë në dy netët e para, shkruan lajmi.net.
Shqipëria sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.
Krahas Shqipërisë, në natën e dytë prezantohen shtetet: Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia, Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.
Në natën e parë garojnë 17 shtete të cilat janë: Serbia, Letonia, Irlanda, Norvegjia, Portugalia, Kroacia, Malta, Suedia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Holanda, Finlanda, Azerbajxhani dhe Republika Çeke.
Shqipëria përfaqësohet nga Albina Kelmendi me familje dhe kënga e tyre “Duje”/