FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve.
Shqipëria nuk ka lëvizur nga pozita e 66-të, duke e mbajtur atë vend, pa ndeshjeve të qershorit, shkruan Gazeta Express.
Kuqezinjtë barazuan me Islandën dhe humbën 2:1 me Izraelin gjatë këtij muaji, por përkundër kësaj, nuk kanë lëvizur nga pozicioni i tyre.
Ndërkohë, Kosova shënoi ngritje për një pozicion dhe tani renditet në vendin e 106-të. /Gazeta Express/