Sot Prokuroria Themelore e Pejës ka dorëzuar dhjetë aktakuza në gjykatën kompetente, kundër dhjetë personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se nga e premtja e javës së kaluar janë ndaluar 6 persona për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Gjithashtu janë bërë edhe kërkesa për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale”, shtoi ai.