Një 50 vjeçar nga Mitrovica ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai ka vdekur si pasojë e djegieve që i ka pësuar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të intensives.
“Ka vdekur mbrëmë rreth orës 21:30. Ka qenë duke u trajtuar që disa ditë tek ne. Fatkeqësisht nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve që i ka marrë nga djegiet. Ai ka pësuar një djegie në shkallë prej 40 për qind” – tha Uka.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Vllahi në ora 13:00, bëjnë të ditur familjarët.