Disa momente komike kanë ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projektligjin për Harmonizimin e Çmimit të Barnave, të propozuar nga PDK.
Gjithçka nisi kur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, replikoi me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi, i cili paraprakisht akuzoi se projekltigji është sjellë për interesa të caktuara të grupeve të ndryshme që janë të përfshira në shitjen e barnave, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, Tahiri më vonë nxori në pah se vet Muzaqi është i përfshirë në këtë industri.
E Tahiri nxiti të qeshura me një fjali me të cilën iu drejtua VV-së.
“Edhe 100 vjet me jau dhanë zoti ymer, ju si na s’muni mu ba kurrë”, tha Tahiri.
“Nuk o lehtë po thu a? – Iu kundërpërgjigj Konjufca.