Marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, i cili do të mbahet këtë të diel në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, është mbështetur edhe nga Shoqata e Pensionistëve
Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë takuar të premten Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin e shoqatës, Nijazi Gashi dhe kryetaren e shoqatës së pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, për Marshin e Drejtësisë, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.
Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të pensionistëve të Republikës së Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi dhe kryetarja e Shoqatës së Pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, u kanë ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh – duke u zotuar për pjesëmarrje masive të pensionistëve.
“Marshi për Drejtësi” do të mbahet më 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.