Shoqata e Gjyqtarëve në Shqipëri: Harta e re gjyqësore i përgjigjet nevojave të qytetarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve në Shqipëri është shprehur pro hartës së re gjyqësore.

Përmes një deklarate, kjo shoqatë ka theksuar se harta e re gjyqësore i përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson maksimalisht punën gati tre vjeçare të udhëhequr deri më tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me analizën dhe projektimin e hartës së re gjyqësore.

Gjithashtu, Shoqata shprehet se harta e re do t’i përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve për dhënien e një drejtësie cilësore dhe në kohë të barabartë për të gjithë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Por, harta e re gjyqësore është kundërshtuar nga avokatët, të cilët pretendojnë se kërkesat e tyre nga janë dëgjuar.

Ndaj, ata zhvilluan fillimisht një grevë 4-ditore dhe kanë vendosur bojkotimin e seancave gjyqësore, përveç atyre të masës së sigurisë.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. /Euronews Albania/

Related Posts

Next Post

Te fundit

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?