Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot rezultatet e para nga regjistrimi i popullsisë.
Nga këto të dhëna bëhet e ditur se aktualisht në kryeqytet jetojnë 2,100 qytetarë të shkurorëzuar duke e bërë kështu qytetin me numrin më të madh të çifteve të shkurorëzuar, transmeton Telegrafi.
Pas Prishtinës radhitet Prizreni, me një numër po ashtu të lartë, 1 mijë e 115 të shkurorëzuar, transmeton Telegrafi.
Në vendin e tretë është qyteti i Pejës me 658 persona që janë të shkurorëzuar. Ndërsa në të katërtin Gjakova me 646, dhe komuna e Ferizajt e pesta, me 610.