Ish këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, njëherësh opinionist në Pressing, i ka dhënë mbështetje protestës së veteranëve të UÇK-së.
“Kjo qysh kanë protestu, unë nuk isha këtu po i pashë pak pamjet po m’pëlqeu edhe m’pëlqen kur është e dhunshme, kam qenë kundër kur kanë gjuajtë gaz këta (të VV) në Kuvend dhe u kam thanë se jeni tu ba shumë gabim sepse po i legjitimoni, kur të vini ju në pushtet me i përdorë opozita të njëjtat metoda si ju. Tash le ta provojnë se qato që e mbjellë ki me korrë. Bile bile është mirë këta (veteranët) me hy pak edhe në Kuvend e me gjuajtë gaz aty e me i pengu seancat për me ju realizu të drejtat e tyre”, ka thënë Shkëlzen Gashi./Gazeta papirus/