Sot është shkarkuar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë, doktor Rifat Brahimaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – SHSKUK, përmes një komunikate për media, përcjell lajmi.net.
“Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QKUK është caktuar dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në njoftim.
Shkarkimi i Brahimajt ka ardhur pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, ndërsa nuk janë dhënë detaje rreth vendimit.