Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, me rastin e 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, ka shprehur indinjatën e thellë karshi Qeverisë së Kosovës.
Në një konferencë për media, kryetari i Sindikatës, Mursel Zymberi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka bërë një shkëputje totale me sindikatat dhe dialogun social.
“Data 23 qershori shënohet dit ndërkombëtare e shërbyesve civil sepse edhe vet OKB e ka shënuar si ditë ndërkombëtare e shërbyesve civil. Për dallim prej viteve të tjera kjo ditë po shënohet në këtë formë. Për dallim prej viteve tjera kjo ditë po shënohet nëpërmjet konference sepse ne në vazhdimësi në Administratën Publike kemi shënuar këtë ditë duke ndarë mirënjohje për shërbyesit civil”.
“Administrata publike nuk e ka pa të rrugës për një takim të tillë. Kryeministri Kurti ka bërë një shkëputje totale me sindikatat dhe dialogun social. Janë probleme që duhet të trajtoheshin përmes dialogut social. Për ne nuk është e lehtë të vijnë në situata t’i lë shërbimet e qytetarëve dhe të dalim në protestë për të drejtat tona”, tha ai.
Ai ka kërkuar nga shefi i qeverisë mosmiratim të projektligjeve që sipas tij janë të pazbatueshme.
“Nuk bërë asnjë hap lidhur me ligjin e pagave. Edhe në të kaluarën pozita e shërbyesve civil ka qenë më e shkelur. Kërkoj nga kryeministri Kurti që ligje të pazbatueshme mos të miratohen. Ne kemi shpresuar shumë që do ketë zhvillime pozitive me Qeverinë e re por jemi të zhgënjyer sepse me një draftligj është qe t’i merret mandati pozitave te mesme dhe të ulëta”, tha ai.
Zymberi pati kritika edhe në Ligjin për Inspektimin e Administratës, për të cilën thotë se po tentojnë t’i frikësojnë shërbyesit civil.
“Një provokim i rëndë është bërë edhe me ligjin e inspektimit të administratës. Ne kemi qenë të zëshëm kundër, sepse një inspektor të vjen në zyre nëse e gjen mbyll e thyen derën, e merr kompjuterin, dhe kjo i frikëson zyrtarët. Ne jemi për llogaridhënie por jo për formën e kontrollit çfarë është menduar”, tha ai./eo