“Në rrugë sot. Së bashku me anëtarët e familjes së BE-së, përfshirë ambasadorët, po vizitojmë Kosovën Jugore për të dëshmuar drejtpërdrejt kontributin e BE-së në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ai.
Dy javë më parë, ambasadorët e vendeve të QUINT-it u bënë bashkë për të vizituar Manastirin e Deçanit për të parë nga afër kontestin mes Komunës dhe tempullit fetar mbi pronën përreth.
Ambasadorët i kanë bërë thirrje vazhdimisht qeverisë që të zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.