Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka vizituar sot Kompaninë Rajonale për Mbeturina “EKO Regjioni” në Prizren.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Totaj ka thënë se mirëmbajtja e mjedisit është shumë e rëndësishme dhe beson se bashkëqytetarët do të ndihmojnë për një ambient më të pastër.
Postimi i tij i plotë:
Vizitova sot Kompaninë Rajonale për Mbeturina “EKO Regjioni” në Prizren, e cila është pajisur me makina të reja që do të shërbejnë për pastrimin edhe më cilësor të qytetit. Mirëmbajtja e mjedisit është shumë e rëndësishme dhe besoj se bashkëqytetarët do të ndihmojnë, me kujdes, për një ambient më të pastër dhe më të shëndoshë.
Pastrimi i qytetit, tashmë, do të fillojë nga ora 06:00 e mëngjesit, për shkak të lirimit të trafikut për qytetarët që punojnë.