Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka pritur në takim anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, udhëhequr nga kryetari Masar Dushi.
Ai përmes shkrimit të tij në Facebook ka thënë se në këtë takim u diskutua për bashkëpunime në të ardhmen që qytetarët e Komunës së Prizrenit, përveç qasjes më të lehtë, të kenë edhe imazhe të bukura.
Postimi i tij i plotë:
Në kohën globale të zgjerimit të vendbanimeve e ruajtjes së vlerave sipas standardeve dhe ndikimit të arkitekturës moderne krahas zhvillimit të teknologjisë, nevoja për arkitekturë urbane çdo ditë e më shumë po rritet.
Edhe ne si Qeverisje Lokale synojmë ndjekjen e trendeve botërore, me ç’rast gjatë planifikimit do të bashkëpunojmë me profesionistë të kësaj fushe për realizimin e punimeve në mënyrë funksionale dhe estetike.
Sot, prita anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, udhëhequr nga kryetari Masar Dushi, me të cilët diskutuam për bashkëpunime në të ardhmen, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, që përveç qasjes më të lehtë, të kenë edhe imazhe të bukura.