Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj së bashku me nënkryetarin, kryesuesen e Kuvendit, me drejtorë e asamblistë si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u mirëpritën nga kryetari Besim ef. Berisha, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së.
Postimi i plotë:
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetarin, kryesuesen e Kuvendit, me drejtorë e asamblistë si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u mirëpritën nga kryetari Besim ef. Berisha, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së.
Me këtë rast, Kryetari Totaj uroi Krerët e këtij institucioni për Kurban Bajram dhe përqoi urimet te të gjithë besimtarët myslimanë kudo në Kosovë dhe më gjerë.
Me fat Kurban Bajramin!
Kurban Bayraminiz Mübarek Olsun!
Neka vam hajirlija Kurban Bajram!
Eid Mubarak!