Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka folur për një krizë të mundshme energjetike në Kosovë.
Shala në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka thënë se berza ndërkombëtare ka shkuar afër 500 euro dhe sipas tij, kur kësaj i shtohet papërgatitja e institucioneve tona vendore shkojmë drejtë një situate kur operatoret kërkojnë rishikim tarifor.
Sipas tij, do të ishte dëmshme për konsumatorin nëse edhe njëherë brenda vitit Qeveria me paaftësitë menaxhuese na sjell të ngritja e çmimeve.
“Berza ndërkombëtare sidomos kjo që sot më shumë i referohet Kosova është hungareze, pra ka shkuar afër 500 euro, varion për mbi 250 deri në 500 euro. Kur i shtojmë kësaj papërgatitjen tonë si institucione vendore do të thotë definitivisht po shkojmë drejt një situate kur operatorët tashmë kanë bërë kërkesë të rregullatorit për një rishikim tarifor. Dhe kjo do të ishte jashtëzakonisht e paarsyeshme dhe e dëmshme për konsumatorin tonë nëse edhe njëherë brenda këtij viti qeveria na sjell me paaftësitë menaxhuese edhe njëherë te ngritja e çmimeve”, ka deklaruar ai.