Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Kamberi përmes një njoftimi në Facebook.
Ai ka shprehur falënderimet e tij ndaj kryeministrit Kurti për përkrahjen e vazhdueshme.
“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta faleminderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi.
Postimi i tij i plotë:
Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës.
Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.
Faleminderit, Kryeministër 🇽🇰