Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar prezencë më të shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luginën e Preshevës.
Këtë kërkesë ai e ka parashtruar gjatë takimit me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher R. Hill.
“Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi. Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.