Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik se nga data 15 nëntor deri më datë 15 mars të vitit të ardhshëm, fillon sezoni dimëror me ç’rast të njëjtit janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e nevojshme për ngasje të veturës.
Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë, gomat e dimrit, zinxhirët etj.
“Sezoni dimëror sipas ligjit të trafikut fillon prej 15 nëntorit dhe vazhdon deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Sipas dispozitave të trafikut të gjithë ngasësit e automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, gjatë sezonit dimëror janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e domosdoshme dimërore si gomat e dimrit, zinxhirët”, njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, informon pjesmarrësit në trafik për sezonën dimërore
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtine , që nga data 09.11.2022, ka filluar me aktivitete të planifikuara në lidhje me fillimin e sezonit dimëror, duke bërë shpërndarjen e fletushkave informuese ,,Si të përgatitemi për ngasje të veturës në kushtet dimërore.
Sezoni dimëror sipas ligjit të trafikut fillon prej 15 Nëntorit dhe vazhdon deri me 15 Mars te vitit te ardhshëm.
Sipas dispozitave të trafikut të gjithë ngasësit e automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, gjatë sezonës dimërore, janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e domosdoshme dimërore si gomat e dimrit, zinxhirët etj.( detajet i gjeni në fletushkën /foto)
Andaj ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, të shtojnë kujdesin e tyre dhe të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes në trafik, në mënyrë që së bashku, pa gjoba, të ulim numrin e aksidenteve të trafikut.