Debati për grevën në arsim është zhvilluar sot në Komisionin për Arsim, ku kanë vazhduar përplasjet mes SBASHK-ut dhe qeverisë.
Në këtë komision, nga qeveria janë deklaruar Ministri i Financave dhe ajo e Arsimit, dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, shkruan lajmi.net.
Nga qeveria u tha se janë përmbushur 99 përqind të kërkesave që SBASHK-u ka pasur.
“Zgjedhja është të fillon mësimi. Për të gjitha ata që ia dojnë të mirën mësimit, kërkojmë të ia fillojmë mësimit menjëherë. Sikurse i kemi zgjidh 99 përqind të kërkesave e zgjidhim edhe këtë të fundit”, ka thënë ministrja Nagavci.
Ndërsa Ministri Murati tha që ka pasur dialog social dhe përmbushje të kërkesave.
“Një gjë që doli, që u tha nga përfaqësuesja e SBASHK-ut, është që nuk është pyet anëtarësia. U tha që herën e fundit që është pyet anëtarësia ka qenë me 3 shtator. U konfirmu që ka pas dialog social, ka pas përmbushje të kërkesave, dhe që nuk është pyet anëtarësia”, ka thënë Murati.
Ndërsa nga SBASHK-u u tha se qeveria nuk është duke ofruar zgjidhje, dhe se kjo e fundit ka marrë disa masa, por që këto masa, nuk kanë qenë përmbushje e kërkesave të tyre, të cilat i kanë kërkuar ata.
“Ne këtu jemi për të gjetur zgjidhje. Ne këtu jemi për të arritur marrëveshje. Oferta që është bërë me 13 shtator ka qenë e njëjta me atë që është publikuar në media me 3 shtator. Kështu që anëtarësia e jonë se ka pranuar pakon ekonomike prej 50 eurove, sepse nuk ka qenë as kërkesë e jona. Ne jemi këtu për atë arritur një marrëveshje të përbashkët. Të cilën ju si qeveri nuk jeni duke e ofruar”, u tha nga SBASHK-u
“Nga dy ministrat u tha që janë realizuar 99 për qind të kërkesave. Të kërkesave që s’janë kanë kërkesa janë realizuar të kërkesave që s’janë kanë kërkesa e shpalljes së grevës. S’janë kanë kërkesa tonat për grevë qato. Është realizuar as 10 përqind e asaj që ne kena kërkuar”, u vijua tutje nga përfaqësues të SBASHK-ut.
Përndryshe SBASHK-u dhe BSPK-ja janë në grevë që nga 25 gushti, dhe një nga kërkesat e SBASHK-ut është dhënia e 100 eurove deri në miratimin e Ligjit të Pagave.